MAQEDONI

Privohet nga liria një person i kërkuar me urdhër arrestim për vuajtje të dënimit me burg

Privohet nga liria një person i kërkuar me urdhër arrestim për vuajtje të dënimit me burg

Më 25.11.2025, rreth orës 10:00, nëpunës policorë nga Sektori i Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar, Seksioni i Kërkimit, në rajonin e NJPB Gazi Babë është privuar nga liria I.Gj. (26) nga Gjevgjelia. Ai kërkohej me Urdhërarrest qendror të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjevgjelisë për kryerjen e veprave penale sipas nenit 418-b “kontrabandë emigrantësh” dhe 418-c “organizim i grupit dhe nxitje për kryerjen e veprave penale të tregtisë me njerëz, tregtisë me të mitur dhe kontrabandës me emigrantë”, për ç’gjë është dënuar me dënim me burg prej tetë vjet e gjashtë muaj. Personi pas arrestimit i është dorëzuar INP-së Burgu Idrizovë për veprime të mëtejshme.