Më 27.01.2026 në orën 00:15, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria M.S. (28) nga Kumanova, përcjell Televizioni FESTA.
I njëjti kërkohej me urdhërarrest qendror bazuar në urdhrin e gjykatës për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjet e katër muaj për vepra të kryer penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal.
Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues Korrektues Idrizovë për vuajtjen e dënimit.

