KUMANOVË

Një delegacion i Institutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, në përbërje Kimete Haxholli, Mimoza Gjevori, Sanije Gashi dhe Agron Jashari, sot qëndruan në Kumanovë dhe Likovë

Në ambientet e Komunës së Likovës, mysafirët nga Prishtina u takuan me kreun e Komunës Erkan Arifin dhe bashkëpunëtorët e tijë.

Ndërkaq gjatë qëndrimit në Televizionin Festa, përfaqësuesit e këtij Instituti u pritën nga pronari TV Festa, Nexhat Aqifi.

Në Kumanovë mysafirët takuan edhe Etem Xheladinin, ish kryetar i ShASh për Kumanovë dhe Likovë ” Naim Frashëri” , humanist dhe veprimtar i El Hilal, si dhe Bashkim Amidin, nga Vaksinca.

Gjatë këtyre takimeve është biseduar për situata të ndryshme gjatë viteve 1998/99 në Kosovë. Së fundmi janë firmosur edhe marrëveshje bashkëpunimi në funksion të mbarëvajtjes së misionit të Institutit tē krimeve të luftës në Kosovē.