Sot, Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës u bashkua me kënaqësi në shënimin e Ditës Botërore të Fëmijëve përmes një prezantimi edukativ të dedikuar ndikimit të dëmshëm të cigareve elektronike tek të rinjtë.
Përfaqësuesja jonë, dr. Aleksandra Hristova, pediatre dhe neonatologe, mbajti një ligjëratë profesionale me temë: “Mushkëritë Popcorn” – dëmtim serioz i sistemit respirator i shkaktuar nga përdorimi i cigareve elektronike.
Prezantimi u realizua para nxënësve të klasës së IX, me synim rritjen e vetëdijes dhe parandalimin e sjelljeve të dëmshme te të rinjtë.
Si institucion shëndetësor, ne mbetemi të përkushtuar në edukimin, parandalimin dhe mbështetjen e shëndetit të fëmijëve dhe të rinjve të komunitetit tonë.

