Një incident ka ndodhur në kufirin maqedono-kosovar herët këtë mëngjes. Një shofer kamioni që vinte nga Kosova nuk është ndalur në shenjën e dhënë nga oficerët e policisë dhe pas një kohe kamioni është bllokuar, pas së cilës shoferi është larguar me vrap, njoftoi Ministria e Brendshme.
“Më 05.08.2026 rreth orës 05:00 në vendin e quajtur Kodra Fura, oficerët e Stacionit të Policisë për Mbikëqyrjen Kufitare Çashka i dhanë sinjal ndalimi një kamioni me targa të Kumanovës, i cili po lëvizte nga Kosova për në fshatin Brest, por shoferi nuk u ndal dhe vazhdoi lëvizjen. Shpejt, automjeti u bllokua, pas së cilës shoferi u largua nga vendi i ngjarjes. Po merren masa për sqarimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

