OPINIONE

Personalitete si Arbën Xhaferi janë të rrallë – ata nuk kanë vetëm ditëlindje, por histori

Shkruan: Halil Krasniqi – Nënkryetar i PDSh

Personalitete si Arbën Xhaferi janë të rrallë – ata nuk kanë vetëm ditëlindje, por histori.

Ai ishte krenaria e gjithë shqiptarëve. dhe politika e tij për të ardhmen e bënë një figurë kyçe në skenën politike, veçanërisht në momentet më të vështira për popullin tonë të vuajtur e të shpërndarë në katër anët e botës. Së bashku me akterët kryesorë të rezistencës, Arbën Xhaferi i përgatiti shqiptarët politikisht për betejat që do të zhvilloheshin në tavolinat e diplomacisë ndërkombëtare.

Ky është një kujtim për ata që kanë problem me kujtesën ose për ata që ishin shumë të rinj atëherë: momente dhe skena që na bënin krenarë. Ardhja e përfaqësuesit politik të gerilës në Shkup dhe pritja me qilim të kuq para qeverisë së kohës; një ditë më pas, e njëjta pritje në Sofje. Kjo tregon qartë madhështinë e Arbën Xhaferit në diplomaci.

Ndërsa këtu, tek ne, duhet ta kujtojmë dhe ta falënderojmë për kontributin e jashtëzakonshëm në themelimin e institucioneve të arsimit të lartë: UEJL, UT, si dhe Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve.

Ky është Arbën Xhaferi që në Kuvendin e PDSH-së në vitin 2008 ofroi Marrëveshjen Politike, duke përcaktuar drejtimin se kah duhet të ecë politika dhe kërkesat tona kolektive: kuvend dy-dhomësh, ndarje të drejtë të buxhetit dhe kërkesa të tjera me karakter shtetformues, që duhet të realizohen nëse duam ta ndiejmë shtetin si të përbashkët. Përndryshe, alternativa tjetër dihet – secili pronar i shtëpisë dhe i tokës së vet.

Format e tjera të kujtimit të këtij kolosi në ditëlindjen e tij janë të papranueshme dhe madje neveritëse. Epitetet e ndryshme të përdorura për përfitime politike në emrin e tij – si emërtimi i lumi , rruga , kodra , fusha , reforma e të tjera – janë të përkohshme dhe do të mbeten në histori dhe në mendjen e çdo shqiptari si një kujtim i keq.

Kemi një dhe të vetëm Rruga që e trasoj Arbën Xhaferi , që duhët ta ndjekim të gjithë , të tjerat janë mashtrim dhe ikje nga realiteti …