KUMANOVË

Për një muaj, 101 gjoba për errësimin e xhamave në vetura

“Në periudhën nga 01.11.2025 deri më 30.11.2025, Sektori Çështje Komunikacioni pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të sanksionuar shoferët që nuk respektojnë standardet e përcaktuara për errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë kontrolleve, janë ndëshkuar 101 pjesëmarrës në trafik. Shumica janë regjistruar në territorin e SPB-Tetovë – 45 dhe SPB-Kumanovë – 22. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur kallëzime përkatëse.
Kontrollet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, thonë mes tjerash nga MPB.