MAQEDONI

NXËNËSIT E DREJTIMIT TEKNIK FARMACEUTIK NË VIZITË PRAKTIKE NË SPITALIN TONË

Sot, në kuadër të mësimit praktik, nxënësit e SHMK-QPRShO “Kiro Burnaz” të drejtimit Teknik Farmaceutik patën mundësinë të vizitojnë Barnatoren e Spitalit dhe Laboratorin Galenik në institucionin tonë.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen me organizimin dhe funksionimin e Barnatores së Spitalit, mënyrën e menaxhimit të barnave dhe mjeteve mjekësore, që nga pranimi dhe magazinimi i barnave dhe mjeteve mjekësore e deri te përgatitja dhe distribuimi i tyre.

Në Laboratorin Galenik, nxënësit fituan një pasqyrë mbi procedurat e përgatitjes së preparateve galenike dhe tretësirave infuzione që përdoren në spital.