KUMANOVË

NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi” në Kumanovë vazhdon aksionin për pastrimin e parqeve dhe hapësirave publike

Ndërmarrja Publike “Pastrimi dhe Gjelbërimi” në Kumanovë ka vazhduar aktivitetet për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe rregullimin e hapësirave publike në disa lokacione të qytetit.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ekipet e ndërmarrjes kanë realizuar largimin e gjetheve të rëna dhe mbeturinave në parkun e Sokollanës, me qëllim krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të përshtatshëm për qytetarët.

Gjithashtu, aksione pastrimi janë zhvilluar edhe në rrugët “Tode Dumba” dhe “Nikshiqka”, si dhe në lokalitetet “Koshevi” dhe “Furra Turke”, ku është bërë grumbullimi dhe largimi i mbeturinave dhe gjetheve të grumbulluara.

Këto aktivitete janë pjesë e punës për mirëmbajtjen e higjienës publike, veçanërisht gjatë sezonit të vjeshtës, kur rënia e gjetheve kërkon angazhim më të madh në pastrimin e rrugëve, parqeve dhe hapësirave të gjelbra.