
Nderim Jashari, magjistër i drejtësisë, është udhëheqës i ri i Qendrës së Punësimit në Kumanovë. Ai është emëruar në këtë detyrë në mesin e muajit tetor dhe ka të paktën 20 vjet përvojë në institucionin amë, shkruan portali “kumanovoneës”, transmeton Open-TV.
“Nuk pres befasira dhe probleme në kryerjen e detyrave të punës. Kam mbajtur të gjitha pozicionet, nga asistent, bashkëpunëtor, bashkëpunëtor i lartë, deri në emërimin aktual si drejtues. Ne do të vazhdojmë me punën tonë të deritanishme, duke zbatuar masat aksionare dhe planet për uljen e papunësisë, por edhe duke lobuar për rikualifikim apo sigurimin e profileve arsimore për personelin që mungon në tregun e punës”, thotë Jashari.
Jashari është nga fshati Orizare i komunës së Likovës, është djali i ish-deputetit, Xhemail Jashari dhe nip i Ismet Jasharit-Komandant Kumanovës. Në jetën private është bashkëshort dhe baba.
Ai zëvendëson Marija Dimitrijevskën, e cila për disa vite ishte në krye të Qendrës për punësim në Kumanovë.