KUMANOVË

Një pjesë e Kumanovës sot pa energji elektrike

Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e elektro-distribuimit, sot dhe gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione të Kumanovës, raporton tvfesta.mk

Sot (7 tetor):

09:00 – 13:15: Pa rrymë do të jenë konsumatorët në rrugën “Vidoe Smilevski Bato”, si dhe një pjesë e rrugëve “Vasko Karangeleski” dhe “AVNOJ”.
09:00 – 15:00: Ndërprerje do të ketë në rrugët “11 Nëntori” dhe “Trajko Jovanovski”.
09:00 – 11:00: Pa energji elektrike do të jenë rrugët “Nikshiqka” dhe “Tode Dumba”.
11:15 – 14:45: Ndërprerje do të ketë në rrugët “Titova Mitrovaçka” dhe “Leskovaçka”.

Nesër dhe pasnesër (8 dhe 9 tetor):

09:00 – 15:00: Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të ketë në rrugët “11 Nëntori” dhe “Trajko Jovanovski”.