Së bashku për mbrojtjen e shëndetit të të rinjve
Sot, në Komunën e Kumanovës, drejtori i ISHP Spitali i Përgjithshëm Kumanovë, Sasho Stoshevski, nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës, Maksim Dimitrievski, dhe shefin e SPB-së Kumanovë, Nikica Petrushevski, përcjell Televizioni Festa.
Memorandumi është lidhur në bazë të Programit për zbatimin e masave të përgjithshme për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse për vitin 2026, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Kumanovës.
Qëllimi i bashkëpunimit është realizimi i një fushate parandaluese për nxënësit e shkollave të mesme në Kumanovë, me fokus në zvogëlimin e rreziqeve sociale dhe shëndetësore që lidhen me përdorimin e drogave dhe substancave të tjera psikotrope.
Shëndeti i të rinjve është përgjegjësia jonë e përbashkët!

