RAJON & BOTA

Një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza është evakuuar në Shqipëri mbrëmjen e kaluar për një trajtim të specializuar mjekësor

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri.

Fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ndërsa babai, vëllai dhe motra janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Evakuuimi i fëmijës ka ardhur si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, ku me bashkëpunimin e shteteve do të sigurohen evakuime të përshpejtuara mjekësore për mbi 12.000 njerëz, përfshirë shumë fëmijë, të cilët kanë nevojë urgjente për kujdesin e shpëtimit jashtë Gazës, sipas OBSh-së.