Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, ka realizuar një vizitë pune në Pikën Kufitare Dojran, me qëllim të ndjekjes nga afër të funksionimit të saj, menaxhimit të qarkullimit ndërkufitar dhe kushteve në të cilat veprojnë punonjësit doganorë.
Gjatë kësaj vizite, Dauti ka bashkëbiseduar me stafin e terrenit për t’u njohur drejtpërdrejt me procedurat e kontrollit, organizimin e punës ditore dhe sfidat operenciale me të cilat përballen nëpunësit.
Në fokus të bisedimeve ishte ruajtja e ekuilibrit mes kontrolleve efikase për parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe krijimit të lehtësirave për lëvizjen e rregullt të qytetarëve e mallrave.
Në një deklaratë lidhur me vizitën, zv.drejtori Dauti nënvizoi rëndësinë strategjike të kësaj pike që lidh Maqedoninë e Veriut me Greqinë:
Në një deklaratë lidhur me vizitën, zv.drejtori Dauti nënvizoi rëndësinë strategjike të kësaj pike që lidh Maqedoninë e Veriut me Greqinë:
“Pika Kufitare Dojran përbën një nyje të rëndësishme për qarkullimin e udhëtarëve dhe zhvillimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Bisedat e drejtpërdrejta me stafin në teren janë kyçe për të kuptuar nevojat reale. Do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e kapaciteteve, përmirësimin e kushteve të punës dhe ofrimin e shërbimeve sa më efikase për qytetarët dhe bizneset.”
Vizita rikonfirmon angazhimin e udhëheqësisë së Doganës për modernizimin e pikave kufitare dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj punonjësve në terren.

