MAQEDONI

MPB: Zëvendësministri Iseni me urim për Ditën Kombëtare të Republikës së Shqipërisë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni mori pjesë në pritjen festive me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, së bashku me një numër të madh zyrtarësh, diplomatëve dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit.

Ky ngjarje konfirmon bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, respektin e ndërsjellë dhe angazhimin e përbashkët për stabilitetin dhe përparimin e tërë rajonit.

Zëvendësministri Iseni e uroi Ditën Kombëtare të Republikës së Shqipërisë me dëshira për prosperitet dhe sukses të mëtejshëm.