
Lëvizja Demokratike vazhdon të zgjerojë dhe të forcojë strukturat e saj në çdo skaj të vendit, duke rritur përfaqësimin dhe fuqizimin e saj në terren. Në këtë frymë, në prani të kryetarit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, u mbajt mbledhja themeluese e degës së Lëvizjes Demokratike në Çuçer Sandevë.
Me mbështetje të fuqishme nga anëtarësia dhe strukturat organizative, Behar Iseni u zgjodh kryetar i degës, duke sjellë në krye një figurë të njohur për angazhimin dhe përkushtimin e tij ndaj vizionit politik të Lëvizjes Demokratike.
Në kuadër të degës së Çuçer Sandevës, u formalizua edhe Këshilli Mbikëqyrës, i përbërë nga:
• Nevzat Selimi
• Samet Alimi
• Rami Tahiri
Gjithashtu, anëtarë të degës u zgjodhën:
• Nexhati Iseni
• Nevzat Selimi
• Shabedin Shaqiri
• Liman Mamuti
• Emrush Selimi
• Nehat Jusufi
• Imer Abazi
• Besar Iseni
• Orhan Avdi
• Daut Koka
• Metush Lusjani
• Rauf Doqi
• Setulla Arnori
• Sehat Fera
• Jakup Tusha
“Ky hap i radhës është një tjetër dëshmi e përkrahjes së gjerë të qytetarëve për Lëvizjen Demokratike dhe vizionin e saj politik. Forcimi i degëve në vendbanimet shqiptare shënon një moment kyç në ndërtimin e një strukture të fuqishme, të përkushtuar ndaj përfaqësimit dhe avancimit të interesave të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike.
Lëvizja Demokratike mbetet e përkushtuar në rrugëtimin e saj për një përfaqësim të denjë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.