KUMANOVË

MBLEDHJE E JASHTËZAKONSHME ME ANËTARËT E MUFTINISË SË BFI TË KUMANOVËS

MBLEDHJE E JASHTËZAKONSHME ME ANËTARËT E MUFTINISË

Sot, më 23.07.2025 (e mërkurë), në ambientet e Muftinisë së BFI-së – Kumanovë, u mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme me anëtarët e saj.
Me mbledhjen udhëhoqi Muftiu h. Abedin ef. Imeri, i cili në hyrje kërkoi që mbledhja të hapet me disa ajete nga Kur’ani Famëlartë.
Ajetet u lexuan nga h. Umej ef. Fejzuli.
Në pjesën e parë të mbledhjes u bë një analizë dhe vlerësim i përgjithshëm i organizimit të Haxhit 2025.

Më pas u trajtua çështja e aktiviteteve të paautorizuara që po zhvillohen në disa xhami të terrenit pa lejen e institucionit të Muftinisë.

Si përfundim, pas diskutimit me anëtarët e Muftinisë u morën disa vendime të rëndësishme, të cilat do të adresohen në mënyrë zyrtare përmes qarkoreve dhe njoftimeve të veçanta për nëpunësit dhe këshillat e xhamive.

Mbledhja u përmbyll me disa ajete nga Kur’ani, të cilat i lexoi h. Esat ef. Ajdini, ndërsa në fund Muftiu falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë mbledhje me rëndësi.

Muftinia e BFI-së – Kumanovë
Muftiu – h. Abedin ef. Imeri