KUMANOVË

Lirim Isufi fitues në garat në Atletikë të organizuara nga ARM

Gjatë ditës së Mërkurë u zhvilluan gara në atletikë të organizuara nga Armata e RMV. Gara ishte e karakterit kros e organizuar në terren të vështirë. E pjesmarrës në këtë event sportiv ishte edhe kumanovari, Lirim Isufi i cili me shkathtësit e tija ia arriti që të ngadhnjejë në këtë garë. “Lirim Isufi deklaron se dola i pari në kategorinë e atletëve në 7 kilometrin e zhvilluar, për rreth 26 minuta”, raporton Televizioni Festa.

Lirim Isufi, shprehet falenderues ndaj Zotit, ndaj familjes si dhe ndaj trajnerit, Sami Imeri për këtë rezultat fantastik.

Ndryshe, në këtë garë kishte garues nga i tërë vendi, nga RMV. /TV FESTA/