KUMANOVË

Kumanovari ka humbur jetën nga eksplodimi i bombolës së gazit

Kumanovari 60 vjeçar, sonte gjatë eksplodimit të bombolës së gazit, ka gjetur vdekjen në banesën e tij , në lagjen ” Pero Çiço” në Kumanovë, raporton Televizioni Festa.

“Më datë 20.03.2025 rreth orës 20:22 në SPB e Kumanovës është raportuar se në një shtëpi në rrugën “Gjorçe Petrov” në lagjen ” Pero Çiço ” në Kumanovë ka shpërthyer një zjarr nga eksplodimi i bombolës së gazit, me çrast ka humbur jetën pronari L.D. 60 vjeç” njohtojnë nga SPB e Kumanovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur organet e hetuesisë. Hetimet vazhdojnē.