
Komisioni për Zgjedhje dhe verifikim pranë FFM-së në mbledhjen e saj të fundit ka konfirmuar Abdulla Sakipin për kryetar të Lidhjes Futbollistike Komunale të Likovës dhe kandidat për Këshillin Drejtues të FFM-së.
Ditë më parë ishte dorëzuar një ankesë nga disa persona, duke kundërshtuar zgjedhjen e Sakipit për kryetar të ri të LFK Likovë, por ankesa është refuzuar si e pabazë nga Komisioni për Zgjedhje dhe verifikim.
Kuvendi i Rregullt i FFM-së do të mbahet më 15 mars të këtij viti. Të gjitha Lidhjet futbollistike komunale kanë mbështetur presidentin e FFM-së, Masar Omeragic, përveç LFK-së së Kërcovës.