
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka përkrahur në tërësi bojkotin e marketeve të paralajmëruar për këtë të premte, me 31 janar të vitit 2025.
Ibrahimi thekson se edhe si Alternativë edhe si qeveri VLEN janë të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve duke luftuar çdo abuzimi me çmimet.
“Unë, si kryetar i Alternativës dhe pjesë e qeverisë në koalicionin VLEN, mbështes plotësisht bojkotin e thirrur nga qytetarët. Bojkoti është një e drejtë legjitime qytetare, dhe qytetarët kanë lirinë të
vendosin vetë se si dhe ku i shpenzojnë paratë e tyre.
Ne si qeveri VLEN do të angazhohemi në maksimum që të drejtat e qytetarëve të jenë në rrafsh të parë, duke siguruar që ata të kenë mundësi të shprehin lirshëm pakënaqësitë e tyre dhe të bëjnë zgjedhje
të informuara si konsumatorë.
Përmes kësaj, do të shtojmë përpjekjet për kontrollin e tregjeve, duke u
siguruar që marketet të operojnë me çmime të arsyeshme dhe të mos
abuzojnë me pozitën e tyre në dëm të konsumatorëve. Transparenca dhe
drejtësia në ekonomi janë prioritete kyçe për ne, dhe do të ndërmarrim
hapa konkretë për të mbrojtur interesat e qytetarëve nga praktikat e
padrejta tregtare”, shkruan Ibrahimi.