KUMANOVË

HFZ. ISA ABDULLAHU U EMËRUA IMAM NË XHAMINË “TATAR SINAN PASHA” – KUMANOVË

HFZ. ISA ABDULLAHU U EMËRUA IMAM NË XHAMINË “TATAR SINAN PASHA” – KUMANOVË

Sot, më 29.08.2025 (e premte), para namazit të xhumasë, Muftiu i Muftinisë së BFI-së – Kumanovë, h. Abedin ef. Imeri, dorëzoi vendimin – dekretin e BFI-së për emërimin e imamit të ri në Xhaminë “Tatar Sinan Pasha” – Kumanovë.

Me këtë rast, Muftiu uroi imamin e ri hfz. Isa Abdullahun duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe ndihmë nga Allahu i Madhërishëm në këtë mision fisnik me përgjegjësi të shenjtë.

Po ashtu, Muftiu ia bëri përhajr edhe hoxhallarëve, Këshillit të xhamisë dhe gjithë xhematit në përgjithësi, duke lutur Zotin që ky emërim të jetë në dobi të fesë, xhematit dhe mbarë shoqërisë sonë.

Një falënderim i posaçëm iu drejtua edhe ish-imamit të xhamisë, hfz. Shaqir Memeti, i cili për shumë vite ka shërbyer me përkushtim në këtë xhami, duke lënë gjurmë të çmuara në xhemat.

Në shenjë falënderimi, gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë për pronarin e restorantit “Ambrella”, haxhi Sami Mustafën, i cili shtroi një drekë për të pranishmit.

Muftinia e BFI-së – Kumanovë
Muftiu – h. Abedin ef. Imeri