SHOWBIZ

Gjesti thyen rekorde me këngën e re, e 11-ta më e klikuar në botë (VIDEO)

Këngëtari i njohur, Gjesti, ka thyer rekorde shikueshmërie me këngën e tij të re, “Memories”, e cila u publikua mbrëmjen e së enjtes.

Ai u shpreh se këtë këngë e ka shkruar me lot dhe ka pasur shumë vështirësi gjatë incizimit.

Kënga u prit me entuziazëm nga publiku dhe arriti të thyejë rekorde klikimesh brenda pak orësh, duke u renditur ndër 11 këngët më të klikuara në botë.

Gazetari Agron Rexhepi, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, theksoi se ky sukses është i jashtëzakonshëm.

“Mendoj se është për tu admiruar forca e Gjestit për me kthye në art forcën e tij”, tha Rexhepi. /Klankosova.tv