Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se nuk kërkon qeveri të zgjeruar, por vetëm jep mbështetje për integrimin evropian të vendit dhe reformat.
“Çfarë lloj qeverie të zgjeruar? Kush foli për qeveri dhe koalicion? E thashë qartë – mbështetje për integrimin evropian dhe reformat. A duhet ta fusim koalicionin e Mickoskit në tender? Nga i doli dikush një ide e tillë?.
Ne nuk po negociojmë për vende dhe pozicione. Po flasim për të ardhmen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Reformat tani. Pakicat në Kushtetutë tani. Evropa tani”, shkruan Filipçe në rrjetin social “X”.

