Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka vizituar sot fshatin Hotël, ku nga afër ka ndjekur punimet në rezervuarin e ujit dhe ka inspektuar rrugën e asfaltuar, dy investime që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve, raporton tvfesta.mk.
Sipas Arifit, këto projekte infrastrukturore janë të rëndësishme për banorët e Hotlës, pasi synojnë të sigurojnë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm dhe të lehtësojnë qarkullimin e përditshëm.
“Sot vizituam fshatin Hotël, ku pamë nga afër punimet te rezervuari i ujit dhe rrugën e asfaltuar. Dy investime të rëndësishme që sigurojnë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm dhe lehtësojnë ndjeshëm qarkullimin e banorëve”, ka deklaruar Arifi.
Kryetari i Komunës së Likovës ka theksuar se pushteti lokal do të vazhdojë me realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për qytetarët.
“Vazhdojmë me punë konkrete në shërbim të qytetarëve!”, ka përfunduar Arifi. /tvfesta

