Muhamer Pajaziti
Për më shumë se 50 vite u ndërtua një rend normash ku të drejtat e njeriut quheshin universale dhe dinjiteti njerëzor shihej si i paprekshëm.
Sot ky iluzion po çahet.
Të drejtat vlejnë vetëm nëse je i fortë.
Njeriu po rikthehet në ligjin e xhunglës:
i dobëti si gazelë duhet të zgjohet herët, të vrapojë shpejt dhe të mos ndalet, sepse luani nuk njeh konventa.
Të drejtat personale, civilo-politike, socialo-ekonomike… flasin ende në libra, por në terren vendos fuqia.
Jemi në epokën e realpolitikës.
Ndoshta kështu ka qenë gjithmonë, por për dekada na u shfaq një teatër i bukur që e quajtëm rend ndërkombëtar.

