RAJON & BOTA

Drejtori i Postave të RMV, Orhan Kurtishi po merr pjesë në Forumin e Liderëve Postarë në Baku të Azerbejxhanit

Në kuadër të Unionit Universal Postar (UPU), në Baku të Azerbejxhanit po zhvillohet Forumi i Liderëve Postarë, një ngjarje e rëndësishme që mbledh përfaqësues të postave anëtare nga e gjithë bota.

Gjatë këtij forumi, po diskutohet për inovacionet më të fundit në teknologjinë postare, si dhe mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet postave të ndryshme anëtare të UPU-së.

Gjithashtu kemi mundësinë të shqyrtojmë mënyrat për të adresuar dhe tejkaluar rreziqet dhe sfidat që ndodhin në fushën e shërbimeve postare, duke garantuar kështu që shërbimet e postës të mbeten të qëndrueshme dhe efikase për qytetarët në nivel global.

Ky forum ofron një mundësi të shkëlqyer për ndarjen e eksperiencave dhe krijimin e partneriteteve të reja që do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve postare në të ardhmen.