KUMANOVË

Drejtonte motorin pa leje, arrestohet 47-vjeçari nga Kumanova

Një 47-vjeçar nga Kumanova është arrestuar gjatë fundjavës pasi policia ka konstatuar se drejtonte motorin pa pasur patentë shoferi, informn tvfesta.mk

“Më 29.08.2026 në ora 15:20 në rrugën “11 Tetori” në Kumanovë, nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë i kanë hequr lirinë S.J. (47) nga Kumanova”, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme.

Siç shtojnë nga policia, gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë kanë ndaluar një motor me targa të Kumanovës, të cilin S.J. e drejtonte pa pasur të kryer provimin për patentë shoferi.

Me udhëzim të prokurorit publik, motori është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj S.J. do të ngritet kallëzim përkatës, thuhet në njoftim./tvfesta