KUMANOVË

Dimitrievski: 2 Gushti – Dita e Republikës, mbetet një kujtesë e përhershme e historisë sonë të përbashkët dhe përgjegjësisë për të ardhmen

Në emër të Komunës së Kumanovës, sot morëm pjesë në kremtimin e 81-vjetorit të Sesionit të Parë të KAÇKM-së, i cili u mbajt në Qendrën Memoriale të KAÇKM-së në Pelincë — një vend me rëndësi të thellë kombëtare, ku u themelua shteti modern maqedonas.

Kjo datë historike është simbol i shtetësisë, lirisë dhe aspiratës për pavarësi të popullit maqedonas. Së bashku me Kryetaren e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Ivana Gjorgievska, dhe Kryetarin e Administratës Komunale, Aleksandar Krstevski, vendosëm lule të freskëta para monumentit të KAÇKM-së, duke i bërë respektin e duhur vizionit dhe luftës së paraardhësve tanë.

2 Gushti – Dita e Republikës, mbetet një kujtesë e përhershme e historisë sonë të përbashkët dhe përgjegjësisë për të ardhmen.