MAQEDONI

DAUT BEQIRI PARALAJMËRON PROJEKT TË RËNDËSISHËM PËR HARAÇINËN!

Sot nënshkruam kontratën për realizimin e një projekti të rëndësishëm në Haraçinë, në hapësirën mbi dhe përgjatë mbulesës së kanalit, në afërsi të shkollave fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe “Abdyl Frashëri”.

Projekti parasheh ndërtimin e rrugës për këmbësorë dhe biçikleta, si dhe shëtitore me rregullim hortikulturor.

Duke pasur parasysh se në këto dy shkolla mësojnë mbi 2.000 nxënës dhe se kjo hapësirë shërben si lidhje ndërmjet tyre, ky investim do të krijojë kushte më të sigurta, më funksionale dhe një ambient shumë më të bukur për nxënësit dhe banorët.

Ky projekt nuk ishte pjesë e zotimeve tona gjatë fushatës zgjedhore, por nevojat dhe kërkesat e banorëve janë prioritet për ne. Jemi të gatshëm të bëjmë edhe më shumë se sa kemi premtuar, aty ku Haraçina ka nevojë.

Këtë javë fillojmë me realizimin e punimeve!

Apelojmë te banorët që të respektojnë kufijtë e pronës publike dhe të lirojnë çdo hapësirë të uzurpuar që përfshihet në trasenë e projektit, në mënyrë që punimet të realizohen sipas projektit dhe pa pengesa.

Haraçinën do ta përmirësojmë cep më cep, me punë dhe projekte konkrete!