Ndërmarrja Publike “Pastrimi dhe Gjelbërimi” në Kumanovë ka realizuar një sërë aktivitetesh për pastrimin, mirëmbajtjen dhe rregullimin e hapësirave publike në disa pjesë të qytetit, raporton TVFesta.mk.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve është bërë rregullimi i hapësirës së madhe dekorative me gurë dhe bimësi (alpinariumit) në sheshin “Marshall Tito”, me qëllim përmirësimin e pamjes së kësaj hapësire publike.

Një tjetër ndërhyrje është realizuar në lagjen Sredorek, ku punonjësit e ndërmarrjes kanë pastruar dhe larguar mbeturinat nga një deponi ilegale.

Aktivitetet kanë vazhduar edhe përgjatë kejit të qytetit, ku është bërë pastrimi dhe grumbullimi i gjetheve të rëna, për të siguruar një ambient më të pastër dhe më të mirëmbajtur për qytetarët.
Po ashtu, ekipet e ndërmarrjes kanë kryer pastrimin e rrugës që çon drejt lagjes “Satelit 2000”, si dhe të hapësirave në hyrje dhe dalje të Kumanovës.
Këto ndërhyrje janë pjesë e aktiviteteve për mirëmbajtjen e higjienës publike dhe përmirësimin e pamjes së qytetit. /tvfesta

