Aktori Çun Lajçi ka bërë thirrje publike për mbështetje masive të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, e paralajmëruar për më 18 maj.
Përmes një mesazhi emocional dhe të drejtpërdrejtë, Lajçi kërkon që qytetarët të dalin në mbështetje të studentëve, të cilët protestojnë për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe.
“Mos i lini fëmijët vetëm. Ata po protestojnë për gjuhën tonë”, shprehet ai, duke shtuar se edhe vetë do të jetë i pranishëm në protestë.
Kjo thirrje vjen në kohën kur reagimet dhe mbështetja publike ndaj protestave studentore shqiptare po rriten në Maqedoninë e Veriut.

