Mbrëmë Kumanova nuk ka gjetur qetësi.
Disa vetura si dhe zyrat e Fitor Jakupit, këshilltarit komunal të BDI-së në Kumanovë janë vënë në zjarr.
“Ju informoj se sot në orët e hershme diku afërsisht orës 3:05 të mëngjesit nga dora e zezë (të personave të panjohur) i’u është vënë flaka zyrës time private në Kumanovë.” ka shkruar Fitor Jakupi.
Po ashtu, është djegur edhe vetura e një prokurori të lartë, derisa sipas dëshmive, dyshohet se s’ka qenë një zjarrëvënie e thjeshtë por akt i përgatitur mirë.
Sipas dëshmive, personat që kanë vënë zjarrin dyshohet se kanë përdorur pajisje për bllokimin e kamerave.