Category: LAJME

Festim Halili në Uashington takon kongresmenin Juan Vargas, përfaqësues i Kalifornisë dhe mik i veçantë i rajonit tonë

Ish-zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Festim Halili po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë institucionale, ku po zhvillon një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve amerikane. Në kuadër të kësaj vizite, Halili u takua në United States Capitol me kongresmenin amerikan Juan Vargas, përfaqësues […]

Nxënësit e SH.M.K. Gjimnazi “Sami Frashëri” Kumanovë, shkëlqejnë në garat komunale

SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri” Kumanovë këtë javë mori pjesë në garat komunale në lëndën e Matematikës të organizuara nga LMM (Lidhja e Matematikanëve të Maqedonisë). Nxënësit e shkollës sonë: Rufije Limani klasa II-2 zuri vendin e parë 100 pikë. Ridvan Sefedini kl.III-1 me 73 pikë-vendi i dytë Andi Latifi kl.III-1 me 72 pikë-vendi i dytë […]

“Safe City”, E gjithë Maqedonia në këmbë, nuk kishte qetësi mbrëmë!

Mbrëmë, me 3 shkurt 2026, një grup qytetarësh në Strumicë bllokuan rrugën e tranzitit pranë Lagjes së Romëve me goma të djegura. Ata shprehin pakënaqësi të fortë me gjobat që Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar të lëshojë përmes sistemit “Safe City”. Reagime dhe grumbullime të ngjashme janë vërejtur edhe në qytete të tjera […]

Gashi në Uashington në takime me drejtuesit e NDI dhe IRI për forcimin e demokracisë parlamentare

Kryeparlamentari Afrim Gashi, gjatë vizitës së tij në Uashington, SHBA, realizoi takime të rëndësishme me drejtues të dy instituteve prestigjioze amerikane – Institutit Kombëtar për Demokraci (NDI) dhe Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI). Në takimin me znj. Tamara Wittes, Kryetare e NDI-së, dhe z. Scott Bates, Drejtor Rajonal për Europën dhe Azinë, u adresua bashkëpunimi afatgjatë […]

KUR SHKATËRROHET ARSIMI, KULTURA, E TRADITA SHUHET NJË KOMB

Shkruan: Etem Xheladini (Si po zhbëhen me vetëdije arsimi, kultura dhe tradita shqiptare) Në emër të një demokracie të keqkuptuar dhe të një “modernizimi” pa identitet, shqiptarët sot po përballen me një nga krizat më të rënda historike, kolapsin e arsimit, degradimin e kulturës dhe zhbërjen sistematike të traditës kombëtare. Tradita të huaja, të importuara […]

Haradinaj kërkon mbështetjen e Trumpit për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar mbështetjen e presidentit Donald Trump, rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se këtë çështje e ka adresuar në një takim me kongresistin republikan nga Teksasi, Pete Sessions. […]

KUJDES: Ja se si mund të ju konfiskohet vetura

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë nisur zbatimin e një prej legjislacioneve më të ashpra në Ballkan sa i përket sigurisë rrugore, duke autorizuar konfiskimin e menjëhershëm dhe të përhershëm të automjeteve për shkelësit e rëndë të kodit penal. Në kuadër të ndryshimeve të reja në Kodin Penal (Neni 297-a dhe 300-b), automjeti tashmë klasifikohet […]

Bastisje në Leposaviq, gjenden armë, pjesë të uniformave dhe 7 flamuj të Serbisë

Njësiti policor ka realizuar një bastisje në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe materiale të tjera të dyshimta. Sipas raportit të Policisë, në atë shtëpi janë konfiskuar dy armë të gjata, 151 fishekë, disa pjesë përcjellëse të armëve, pjesë të uniformave, si dhe shtatë flamuj […]

Parashikimi i motit – 04.02.2026

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi juglindor. Pasdite dhe gjatë natës priten reshje lokale shiu, ndërsa në zonat malore më të larta në pjesët veriperëndimore reshje bore. Temperatura minimale do të lëvizë nga 2 deri në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë […]

Arrestohen shoferë në Shkup dhe Kumanovë, vozisnin pa patentë, u konfiskohen veturat

Policia ka arrestuar dy shoferë në Shkup dhe Kumanovë, të cilët drejtonin automjete pa e lejet e vozitjes (patent shoferi), ndërsa automjetet e tyre janë konfiskuar. Sot pasdite në ora 12:40, në rrugën Kumanovë–fshati Likovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin me inicialet Sh.A. (31) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ka ndaluar […]