Category: LAJME

Ka ndërruar jetë veprimtari Muharrem Shaljani

Lajmin per vdekjen e Muharrem Shaljanit, e kane bere te ditur familjaret, sikurse edhe ceremoninë e varrimit, transpeton gazeta Lajm” dhe “Lajm tv”. Perndryshe, Muharrem Shaljani nga Likova, shquhet per veprimtarine e tij patriotiko-kombetare ne rajonin e Kumanoves dhe me gjere. Ishte jurist i diplomuar, nje periudhe kohore punoi edhe ne Gjykaten Themelore te Kumanoves, […]

Ndërron jetë një person në Kumanovë teksa voziste

Një banor i Kumanovës ka ndërruar jetë pasi të njëjtit iu përkeqësua gjendja shëndetësore gjatë gjatë drejtimit të veturëse dhe doli jashtë rrugës lokale mes fshatrave Klleçovcë dhe Shupli Kamen, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë. Aksidenti ishte raportuar dje në SPB Kumanovë rreth orës 17:00. Sipas policisë së Kumanovës, automjeti “Daewoo […]

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë, është privuar nga liria një person

Më 21.03.2026 në orën 13:15, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria M.G. (36) nga Kumanova, përcjell Televizioni FESTA. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur materie bimore dhe materie kokërrzore, si dhe një peshore digjitale. Ai është shoqëruar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë […]

30 VJET TV FESTA

Sot shënojmë një jubile të veçantë, një kapitull të ndritur në historinë e medias sonë – 30 vjetorin e fillimit me punë të Televizionit të pavarur FESTA nga Kumanova. Tre dekada më parë në një kohë sfidash dhe ndryshimesh të mëdha në proceset demokratike, lindi një ide e guximshme të krijohet një dritare e fjalës […]

Stoilkoviqi e bën të veten: Suspendohen për herë të tretë pesë administratorë shqiptarë!

Pesë nëpunësit shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, të suspenduar më 25 dhjetor 2025 dhe të kthyer në punë më 30 janar 2026, janë larguar përfundimisht nga vendet e tyre të punës, shkruan gazeta KOHA. Vendimi i ri për suspendim pesë nëpunësve ju është dorëzuar sot nga Komisioni disiplinor i formuar nga ministri Ivan Stoilkoviq, […]

Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia të bashkohet në partinë e re VLEN

Sonte, në mbledhjen radhës të Kuvendit Qendror të Alternativës, mes tjerash, është diskutuar edhe për çështjen e unifikimit të subjektit politik VLEN. Me këtë rast, pas informimimit që e bëri kryetari i Alternativës, Bekim Sali, për bisedimet e deritanishme për këtë temë, si dhe pas një diskutimi të gjatë dhe shterues, Kuvendi Qendor i Alternativës […]

Mustafa: Kostadinovski duhet ta dijë që shqipja është gjuhë zyrtare në Maqedoni

Ish-anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa, mbrëmjen e sotme në emisionin “Debat në SHENJA”, kritikoi deklaratat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinoski, lidhur me përdorimin e gjuhëve në njoftimet për gjoba përmes SMS-ve. Mustafa theksoi se Kostadinoski duhet ta ketë të qartë se përveç gjuhës maqedonase, edhe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, me deklaratat e tij, kreu i Gjykatës Kushtetuese e ul pozitën e institucionit që përfaqëson, duke treguar, siç tha, mungesë njohurie për dispozitat kushtetuese që ai vetë duhet t’i mbrojë. “As politik, as juridik. Nuk përcjel ndonjë mesazh politik të them kushtimisht. Me këtë kryetari i GJykatës Kushtetuese e ul pozitën e tij, e ul pozitën e të parit të këtij institucioni, fillimisht duke mos e njohur mirë kushtetutën, atë që duhet ta mbrojë ai. Ai duhet ta dijë që së […]

Pendarovski: Gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoni, problem i madh nëse Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizojë

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, deklaroi në Tëvë1 se gjuha shqipe është zyrtare për shkak të përqindjes së shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Sipas tij, përdorimi i shqipes është rregulluar përmes ligjit për gjuhët, i cili është ndryshuar disa herë për të përmirësuar të drejtat e komunitetit shqiptar. “Është zyrtare për shkak të […]

IFTAR I SHTRUAR NGA MUFTINIA E KUMANOVËS

Sot, më 10.03.2026 (e martë), Muftinia e BFI-së në Kumanovë, nën patronazhin e Muftiut h. Abedin ef. Imeri, shtroi një iftar të përbashkët me të gjithë nëpunësit e saj, hoxhallarët e terrenit, profesorët, kryetarët e këshillave të xhamive, afaristë, mjekë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe shumë mysafirë të tjerë. Në këtë iftar morën pjesë […]

Dimitrievski: Vazhdojmë me rregullimin e e infrastrukturës rrugore

Në komunën e Kumanovës, po vijojnë punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore, njoftojnë nga komuna e Kumanovës, përcjell Televizioni FESTA. Kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, gjatë ditës së sotme, njoftoi se kanë përfunduar punimet për rregullimin e një pjese të rrugës “Veselin Vujevski”. Shërbimet komunale për informim njoftojnë se ditëve në vijim zhvillohen punime edhe […]