Category: MAQEDONI

Adnan Azizi: Nisi rrugës së Arbrit, përfundoi te Aliu!

Nisi rrugës së Arbrit, përfundoi te Aliu! Tha, po dal prej Qeverisë dhe po kthehem te populli! A në fakt, përfundoi te stanet e Aliut. Zëra të shumtë janë ata që më kanë parashtruar pytje se, si ndodhi? Çka ndodhi? Çka i bëri vak? Çne kjo sallto mortale nga Qeveria tek BDI-ja?! Përgjigjja ime ka […]

Sela: Lëvizjet e Taravarit janë të dyshimta

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në intervistë për Alsat tha se Arben Taravari nuk duhet pritur krahëhapur në Frontin Europian për shkak të lëvizjeve të tij të dyshimta politike. Sela tha se e pakta që Taravari duhet të bëjë, është të japë dorëheqje. “Falja publike e politikanit është dorëheqja nga pozicioni sepse nëse […]

Azir Aliu i kthen shpinën Taravarit: Qëndroj me VLEN-in kundër BDI-së

Brenda Aleancës për Shqiptarët po vërehen zhvillime të reja pas largimit të Arben Taravarit nga koalicioni VLEN dhe përjashtimit të tij nga Qeveria. Në këtë kontekst, edhe ish-ministri Azir Aliu ka bërë të ditur pozicionin e tij, duke u distancuar nga qëndrimet e Taravarit dhe konfirmuar përkushtimin e tij ndaj vazhdimit të punës në kuadër […]

Durmishi: 6 miliardë euro nga Britania e Madhe, kjo është qeveria që VLEN

Ministri i Ekonomisë, Besar Durimishi ka njoftuar se marrëveshjet e RMV-së me Britaninë e Madhe që dje njoftoi kryeminsitri Hristijan Mickoski, kapin vlerën e 6 miliardë eurove. “6 miliardë euro nga Britania e Madhe! Partneritet strategjik, investime në çdo sferë, kjo është qeveria që VLEN!”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

Pëfaqësuesja e VLEN-it, zëvëndësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shqiri, sot ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Ministror të Komunitetit të Transportit. Me çka ka realizuar takime me homologë nga rajoni dhe përfaqësues të BE-së për të diskutuar sfidat dhe prioritetet e përbashkëta në fushën e transportit. Theksojmë se rëndësia e projekteve strategjike […]

Mexhiti: Qeveria ka shumicë stabile, edhe pa Taravarin kemi 13-14 deputetë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha të premten se Qeveria e ka një shumicë të qëndrueshme, por shtoi se po zhvillohen bisedime me deputetë nga koalicioni opozitar, Fronti Evropian, për t’u bërë pjesë e Qeverisë. Duke folur gjatë konferencës “Përmirësimi i infrastrukturës së gjelbër në Ballkanin Perëndimor”, Mexhiti tha se, pavarësisht largimit të […]

Osmani: Presidentja po përhap dezinformata që tregojnë injorancë serioze të procedurave themelore të BE-së

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, thotë se presidentja Gordana Siljanovska Davkova po e përdor pozicionin e saj për të përhapur dezinformata. “Me keqardhje vërej se Presidentja, në vend që të përdorë zyrën e saj për të mbështetur të ardhmen evropiane të vendit, vazhdon të përhapë dezinformata që dëshmojnë për një injorancë serioze të […]

Mickoski për Euronews: Qytetarët po jetojnë vështirë, por shpresa po rikthehet, arritëm të jemi të parët në Evropë për investime të huaja dhe e kemi ulur inflacionin

Mickoski për Euronews: Qytetarët po jetojnë vështirë, por shpresa po rikthehet, arritëm të jemi të parët në Evropë për investime të huaja dhe e kemi ulur inflacionin Kryeministri Mickoski, në intervistën e tij për Euronews, u fokusua edhe në gjendjen ekonomike në Maqedoni dhe standardit jetësor të qytetarëve maqedonas. Sipas tij, qytetarët maqedonas po jetojnë […]

MEXHITI: INVESTIMET STRATEGJIKE NË INFRASTRUKTURËN E GJELBËR PËRSHPEJTOJNË ZHVILLIMIN EKONOMIK

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë në konferencën me temë “Avancimi i Infrastrukturës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor”, në të cilën theksoi rëndësinë e ndërtimit të infrastrukturës së qëndrueshme, si domosdoshmëri dhe jo si zgjedhje. Në konferencë, ku mori pjesë edhe Ministrja e Energjisë, Minierave dhe […]

VLEN: Ali Ahmeti i përçan shqiptarët për ta shpëtuar veten dhe kapitalin familjar, Taravari është viktima e fundit

VLEN sot ka akuzuar liderin e BDI-së, Ali Ahmetin se po përçanë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. “Për 20 vite, Ali Ahmeti e ka shndërruar shtetin në një treg privat për pasurimin e familjes së tij. Derisa djali, nipërit dhe dhëndri i tij ndërtojnë centrale fotovoltaike prej 35 milionë eurosh, blejnë qendra tregtare me vlerë […]