Category: MAQEDONI

Bekim Sali: VLEN mbështet kandidatin e pavarur për Vrapçishtin, Zulhajrat Demiri

Kryetari i Alternativës Bekim Sali ka njoftuar se sonte kanë qëndruar në Vrapçishtë ku i kanë shprehur mbështetje kandidatit të pavarur Zulhajrat Demiri. “Në Vrapçishte sonte ishim për t’i dhënë mbështetje kandidatit të pavarur Zulhajrat Demiri, së bashku me Zeqirija Ibrahimin, shefin e shtabit qendror të VLEN, Adnan Azizi, si dhe funksionarë të lartë të […]

Mickoski për vonesat e ndihmës sociale: Ka keqpërdorime, ka persona që marrin mbi 60 mijë denarë në muaj

Kryeministri Hristijan Mickoski, në një paraqitje në TV Sitel, duke folur për vonesat e pagesës së ndihmës sociale, theksoi se Qeveria nuk do të lejojë keqpërdorime, pasi siç tha, ka pasur raste që kanë marrë 60-65 mijë denarë në muaj për arsye të ndryshme. “Situata është e qëndrueshme, por duhet të mësojmë rendin dhe disiplinën. […]

Aksion policor në Shkup, sekuestrohen 3.372 copë mjete piroteknike

Sot (14.12.2025), rreth orës 10:00, në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB SP Bit Pazar, duke vepruar sipas planit të aksionit operativ “Piroteknika”, kanë konstatuar dy tezga të improvizuara me 876 copë mjete të ndryshme piroteknike. Po ashtu, në orën 14:00, gjatë një kontrolli në rrugën “192”, në një tezgë të improvizuar […]

Tragjedi në Shkup: Një person humb jetën pas zjarrit në fabrikë

Një trup i pajetë i një personi është gjetur pas një zjarri që shpërtheu mbrëmjen e kaluar në rrethin e një fabrike në territorin e komunës Gazi Babë në Shkup, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas informacioneve nga policia, më 13 dhjetor 2025, rreth orës 21:29, në SPB Shkup është raportuar për një […]

Toshkovski: Jam i kënaqur me projektin “Safe City”, qytetarët po tregohen më të kujdesshëm në komunikacion

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, është i kënaqur me periudhën testuese të projektit “Safe City”. Ai tha se qytetarët tashmë e kanë ngadalësuar vozitjen dhe se është ulur numri i aksidenteve në trafik. “Periudha testuese tregon se Maqedonia ka kapacitet të jetë një vend normal. Qytetarët treguan se edhe gjatë një periudhe testuese, […]

Bekim Sali: Vlerësimi i Komisionit të Venedikut konfirmon përkushtimin e Qeverisë VLEN për zgjidhje ligjore të çështjeve të vjetra

U.d. kryetari i Alternativës, Bekim Sali, ka reaguar përmes një statusi publik pas vlerësimit pozitiv të Komisionit të Venedikut për Ligjin për përfaqësim adekuat, duke e cilësuar këtë si një konfirmim të rëndësishëm të qasjes së Qeverisë VLEN në adresimin e çështjeve të mbartura ndër dekada. Sali thekson se, ndonëse Ligji për përfaqësim adekuat buron […]

Ilir Hasani, vizitë zyrtare në Washington D.C., pjesmarrës në Forumin Transatlantik Parlamentar të Nato

Gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C., ku aktualisht po marr pjesë në Forumin Transatlantik Parlamentar të Natos, u mbajt një takim bilateral me kongresisten Debbie Dingell. Në takim morëm pjesë së bashku me deputetët Dragan Kovaçki dhe Slavjanka Petrovska. Biseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona, thellimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e projekteve […]

Ndryshime në kufirin me Hungarinë: Çfarë duhet të dinë mërgimtarët që po vijnë për pushime

Një lajm i rëndësishëm për të gjithë mërgimtarët që udhëtojnë drejt vendlindjes për pushimet e fundvitit: pika kufitare Baçki Vinogradi – Ásotthalom ka ndryshuar orarin e punës. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë Kufitare në bashkëpunim me autoritetet hungareze, nga 10 dhjetori deri më 11 janar, kjo pikë kufitare do të punojë nga ora 07:00 […]

Konkurs për punësime në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kërkohen bashkëpunëtorë, përkthyes dhe interpretë me paga që nisin nga 500 deri 1000 euro

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të punësojë gjithsej 33 persona të rinj. Në Agjencinë për Administratë janë publikuar shpalljet ku kërkohen kandidatë të interesuar për punë në institucionin më të lartë shtetëror. Kushtet për punësim janë pothuajse të njëjta për të gjitha pozitat: kandidatët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të përdorin […]

Edhe një vlerësim ndërkombëtar për SHB “Logos-A”

Më 9 dhjetor 2025, në Doha të Katarit, Shtëpia Botuese “Logos A” është shpallur fituese e çmimit prestigjioz ndërkombëtar për përkthim nga gjuha arabe në gjuhën shqipe “Çmimi Shejh Hamed për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar”, në edicionin e 11-të të këtij vlerësimi. Çmimin e pranoi drejtori i shtëpisë botuese, prof. dr. Adnan Ismaili, i cili […]