Si drejtor gjeneral i ShA MEPSO, me krenari të veçantë përshëndes miratimin e Ligjit të ri për Energjetikë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kjo zgjidhje ligjore moderne e vendos shtetin tonë në hartën energjetike të Evropës, duke siguruar harmonizim të plotë me Paketën e katërt energjetike të BE-së dhe detyrimet ndaj Komunitetit evropian energjetik.
Përfitimet kryesore për MEPSO-n dhe sistemin transmetues janë:
• Me ligjin e ri vendoset një kornizë e qartë rregullatore dhe plan vjetor për investime, të cilat mundësojnë parashikueshmëri për realizimin e projekteve kapitale dhe rrisin sigurinë e investitorëve në kapacitete të reja transmetimi.
• Me futjen e mundësisë për ruajtjen e energjisë elektrike dhe sistemin e matjes inteligjente, krijohen kushte për menaxhim fleksibël të rrjetit, integrim të një pjese më të madhe të burimeve tëripërtëritshme dhe balancim më efikas të sistemit.
• Vendosen standarde të përforcuara për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave, të cilat do të risin nivelin e sigurisë operative dhe besimin tek përdoruesit dhe pjesëmarrësit në treg.
• Mundësohet bashkimi rajonal tregtar dhe rregulla transparente për kapacitetet ndërkufitare, duke i mundësuar MEPSO-s të forcojë rolin e saj në treg dhe të përmirësojë likuiditetin e tregjeve me energji balancuese.
Me këtë Ligj krijojmë mekanizma për stabilitet energjetik afatgjatë, digjitalizim dhe tranzicion të gjelbër.
Ekipi ynë mbetet plotësisht i përkushtuar për modernizimin e rrjetit të transmetimit, për të mundësuar furnizim të sigurt, efikas dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe ekonominë.

