
Bekim Sali, deputet nga radhët e VLEN në Dialog te Lajmi ka theksuar
midis tjerash për tri takimet që ka pasur Arben Taravari me Ali Ahmetin
dhe bashkëpunimin e tij me Frontin Evropian.
Sipas Sali, Taravarit nuk mund që ti falet qëndrimi me një këmbë në
Qeveri dhe tjetra këmbë në BDI.
“ Në takimin e mbrëmshëm janë diskutuar gjitha qëndrimet e VLEN-it në
një anë dhe të VMRO-së si partner qeveritar. Dhe natyrisht tema e
mbajtjes ose jo e ASH-së në Qeveri ka qenë një prej pikave ndoshta më të
nxehta të diskutimit, të debatit që është zhvilluar mbrëmë.
Unanimisht kanë ardhur në një përfundim se njëra këmbë në BDI e tjetra
në Qeveri nuk është e kapshme për asnjërën palë në Qeverinë aktuale.
Natyrisht këto manovra politike të cilat zotëri Taravari i ka bërë në
periudhën e kaluar, ne jemi në rrjedha dhe kemi informacione të
verifikuara , po edhe nga zoti Taravari, dhe kohës fundit edhe nga ana e
zotit Ahmeti edhe zotit Sela e kanë konfirmuar për tre takime të cilat
janë mbajt. Dhe kjo është e pakapshme dhe e pafalshme për një partner të
Qeverisë”, theksoi midis tjerash Sali.