MAQEDONI

Behar Emini: Deri në dhjetor depozitat janë të siguruara në vlerë prej 71%

Prej marrjes së detyrës si Drejtor i Fondit të Sigurimit të Depozitave nga Behar Emini, kuadër i Alternativës, kanë ndryshuar gjërat rrënjësisht në këtë Drejtori.

Për këtë gjë flasin edhe rezultatet konkrete për mbrojtjen e kursimeve dhe rritur besimin në sistemin bankar.

Emini në një deklaratë për MTV 2 bënë më dije se deri në dhjetor të vitit 2024 depoztat janë të siguruara në vlerë prej 71 %.

“ Deri në dhjetor depozitat janë të siguruara në vlerë prej 71% ose 276 miliard denarë duke ofruar një nivel të lartë të mbrojtjes për kursimtarët dhe duke rritur besimin në sistemin bankar. Në praktikë kjo do të thotë se qytetarët kanë një mbrojtje në shumë totale prej 4 miliard e gjys euro të cilat sigurohen nga fondi i sigurimit të depozitave.”, u shpreh drejtori i Fondit të Sigurimit të Depozitave Behar Emini.