Author: info2

Mexhiti pret delegacionin arbëresh nga Vakarici, diskutohet binjakëzimi me komunën e Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot një delegacion arbëresh nga Vakarici i Italisë, të kryesuar nga kryetari Antonio Pomillo, në vizitën e tyre të parë në Maqedoninë e Veriut. Sipas Mexhitit, gjatë takimit është diskutuar mundësia e binjakëzimit të Çairit me Vakaricin dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta kulturore. Në takim […]

Djali me nusen e rrahin nënën në Kumanovë

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik ka ndodhur mesditën e së premtes në Kumanovë, ku një debat familjar ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj një nëne, informon tvfesta.mk Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, më datë 05.09.2026, rreth orës 14:20, një 48-vjeçare është paraqitur në polici për […]

BDI: Shtrenjtohet transporti ndërurban, goditen drejtpërdrejt studentët dhe qytetarët

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj rritjes së çmimeve të transportit ndërurban, e cila rëndon drejtpërdrejt mbi qytetarët, veçanërisht mbi studentët dhe punonjësit që çdo ditë udhëtojnë nga një qytet në tjetrin. Nga Tetova drejt Shkupit, bileta që deri më tani kushtonte 200 denarë është rritur në 250 denarë, që paraqet një rritje prej 25% […]

Daut Beqiri: Po realizojmë kanalizimin fekal në krah të Rrugës 10!

Punë dhe vetëm punë! Po realizojmë kanalizimin fekal në krah të Rrugës 10, duke vazhduar çdo ditë me punë konkrete për ta rregulluar Haraçinën cep më cep. Hapi pas hapi, rrugë pas rruge, po ndërtojmë një Haraçinë më të mirë. Haraçina po ndryshon!

Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë, zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi demanton narrativat e BDI-së

Tetova bëhet gati për një mbrëmje të jashtëzakonshme, ku me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qytetarët do të kenë mundësinë të shijojnë një koncert madhështor me një nga emrat më ikonikë të muzikës shqiptare. Më 15 shtator, në skenën e Tetovës ngjitet ELITA 5, grupi që prej dekadash ka […]

VLEN: Rritje ekonomike prej 4,3 për qind, rreth 20 milionë euro për kompanitë vendore

Partia në pushtet VLEN ka reaguar pas të dhënave për rritjen ekonomike në tremujorin e dytë, duke theksuar se ekonomia e vendit është rritur me 4,3 për qind. Sipas VLEN-it, rritja është shoqëruar me rritje të investimeve, eksportit dhe industrisë përpunuese. Në kumtesë thuhet se investimet janë rritur me 16,5 për qind, eksporti me 10,4 […]

MPB: Arestohet shoferi i (SOZR) pranë Qeverisë për ryshfet

Një punonjës i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOZR) pranë Qeverisë është arrestuar nga policia nën dyshimin për marrje ryshfeti, informon tvfesta.mk Sipas konfirmimit nga Ministria e Punëve të Brendshme (MBP) për mediat vendore, i arrestuari është personi me iniciale D.C., i cili u kap në flagrancë gjatë marrjes së një shume […]

Bashkimi e mposht Skopjen si mysafir, siguron pikët e para të këtij sezoni

Në ndeshjen e vetme të luajtur sot në kuadër të xhiros së 6-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPMF), në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë qendrës stërvitore të FFM-së, Bashkimi ka shënuar fitore surprizë me rezultatin 1-2 në udhëtim ndaj Skopjes, duke arritur kështu te pikët e para për këtë edicion. Në një […]

Shfaqja “Nëna” nga Gjilani triumfon në edicionin e III-të të “KU’fest” në Kumanovë

Është mbyllur me sukses edicioni i tretë i Festivalit Ballkanik të Teatrit “KU’fest” në Kumanovë. Në natën përmbyllëse gala, juria e festivalit shpalli fituesit e këtij edicioni, duke kurorëzuar shfaqjen “Nëna” nga Teatri i Gjilanit me çmimin kryesor për shfaqjen më të mirë, informon tvfesta.mk Gjatë pesë netëve me radhë (1–5 shtator), Kumanova u kthye […]

Gjendet i pa jetë një 57-vjeçar në parkingun e Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë

Një 57-vjeçar nga Kumanova me inicialet B.V. është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e ditës së premte brenda një automjeti të parkuar në parkingun e Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, informon tvfesta.mk Sipas Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, rasti është denoncuar nga Spitali i Përgjithshëm rreth orës 19:46, pasi trupi i të ndjerit […]