KUMANOVË

Arrestohet kumanovari nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme

Arrestohet kumanovari nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme

Policia e Kumanovës ka arrestuar një kumanovar nën dyshimin për djegien e qëllimshme të një automjeti, raporton Televizioni Festa.

“Dyshohet se më 30 gusht, në rrugën “Mosha Pijade” në Kumanovë, ai ka shkaktuar zjarr në një automjet pasagjerësh Land Rover, në pronësi të A.G. nga Kumanova. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij është ngritur një kallëzim përkatës”, njoftoi Ministria e Brendshme.