KUMANOVË

Arifi: Përfunduam me sukses turneun Tradicional “FATI ZENDELI”

Turneu u zhvillua sipas sistemit zviceran, duke garantuar një garë të drejtë, transparente dhe dinamike për të gjithë pjesëmarrësit.

Në përfundim të një gare të fortë dhe cilësore, ky aktivitet edhe një herë dëshmoi rëndësinë e tij si një ngjarje e veçantë që promovon sportin e shahut, frymën e fair-play-it dhe miqësinë ndërmjet shahistëve.

Falënderojmë sinqerisht të gjithë anëtarët e Klubit të Shahut “Teuta” – Likovë për organizimin e shkëlqyer dhe profesional, nën udhëheqjen e kryetarit, z. Besnik Ibrahimi.

Shihemi në edicionin e ardhshëm! ♟️