KUMANOVË

Apel nga Spitali i Kumanovës: Pacientët të respektojnë terminët për mamografi ose t’i anullojnë në kohë

Nga Spitali i Kumanovës apelohen pacientet që janë të regjistruara për mamografi, si pjesë e programit të skriningut të Ministrisë së Shëndetësisë, që të respektojnë terminet e tyre ose t’i anullojnë në kohë, në mënyrë që të mos dështojnë. Gjatë së premtes, nga dhjetë gra që kishin termin për mamografi falas, vetëm njëra është paraqitur për ekzaminim mamografik.

Radiologët theksojnë se ky është një problem serioz, pasi pacientët që presin për muaj të tërë për një kontroll nuk mund të vijojnë nga ata që kanë marrë termine dhe më pas nuk shkojnë. Për këtë arsye, ata apelojnë për përgjegjësi më të madhe nga qytetarët, si nga pacientet ashtu edhe nga mjekët e familjes.

„Ka një problem të madh. Pjesërisht shkaktohet nga papërgjegjshmëria e pacientëve, dhe pjesërisht nga numrat e pasaktë të telefonit te mjekët e familjes. Shpesh kur përpiqemi të kontaktojmë me celularin e një gruaje që ka një termin, marrim një mesazh automatik që tregon se numri nuk ekziston. Kjo nuk është e drejtë as për kolegët tanë radiologë, dhe padyshim shumë më tepër për ato paciente që kanë nevojë për këtë ekzaminim diagnostik dhe nuk arrijnë dot të kenë një termin“, tha Vladimir Simonovski, tekniku kryesor mjekësor në spital, informon tvfesta.

Simonovski njoftoi se do të dërgojë një shkresë në Fondin për Sigurime Shëndetësore (FZSH) për të kërkuar nga institucionet shëndetësore private që të përditësojnë listat e tyre. Ky nuk është vetëm një problem për reaprtin, por për të gjitha departamentet që punojnë me sistemin „Moj Termin“ në Spitalin e Kumanovës.

Nga fillimi i programit të skriningut, deri më 31 tetor, janë realizuar 388 ekzaminime mamografike. Programi vazhdon dhe të gjitha gratë që janë të interesuara mund të regjistrohen në
https://skrining.zdravstvo.gov.mk/screeningapplication

Ky program është i destinuar për gratë nga mosha 40-69 vjeçare, që nuk janë operuar për kancer të gjoksit dhe që nuk kanë bërë mamografi në dy vitet e fundit. Mamografia konsiderohet mënyra më e sigurt për të zbuluar ndryshimet në indet dhe gjëndrat e gjoksit dhe është metoda kryesore diagnostikuese për zbulimin e hershëm të ndryshimeve që mund të çojnë në kancere./tvfesta