MAQEDONI

Ali Ahmeti kënaqësi në selinë e BDI, të pres dhe të ndaj një drekë me Presidentin Rexhep Mejdani

Kisha kënaqësinë që sot, në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, të pres dhe të ndaj një drekë me Presidentin Rexhep Mejdani, një figurë e shquar e kombit tonë.

Presidenti Mejdani ka udhëhequr Shqipërinë në ditë të vështira e sfiduese dhe ka qenë një kontribuues i rëndësishëm edhe gjatë luftës në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Sot, në kuadër të 31-vjetorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Rexhep Mejdani u nderua me titullin Doktor Honoris Causa, një vlerësim i merituar për kontributin e tij akademik, politik dhe kombëtar.

Gjatë takimit, shkëmbyem mendime dhe pikëpamje për zhvillimet e përgjithshme, si dhe për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe më gjerë.

Presidenti Mejdani mbetet një figurë që e nderon kombin tonë dhe një zë i urtë i mendimit akademik e politik shqiptar.