Disa rrugë, lagje dhe objekte të caktuara sot do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike për shkak të punimeve dhe rikonstruksionit të rrjetit, raporton tvfesta.mk.
Sipas njoftimit, oraret dhe zonat e prekura janë si vijon:
Nga ora 06:30 deri në 15:00: Pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët në rrugët “Branko Bogdanovski Gucman”, “Teofon Ekonomov”, “Barazhdinska”, një pjesë e lagjes Tërgovski, rruga “Gorno Milanovaçka” dhe një pjesë e bulevardit “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase”.
Nga ora 08:00 deri në 15:00: Ndërprerje do të ketë në një pjesë të fshatit Mllado Nagoriçan, konkretisht te konsumatorët përballë mullirit “Mosha Mel”.
Nga ora 08:15 deri në 15:30: Pa rrymë do të mbeten objektet përballë pompës së karburantit “Lukoil”, në një pjesë të bulevardit “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase”.
Nga ora 08:45 deri në 14:45: Ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në pjesë të rrugëve “Trajko Jovanovski” dhe “11 Nëntori”.
Nga ora 09:15 deri në 14:00: Për shkak të rikonstruksionit të linjës së tensionit të ulët, pa energji elektrike do të mbetet kompania “Tushevski”, në rrugën “11 Tetori”. /tvfesta

