KUMANOVË

Gjendet i pajetë një 75-vjeçar në shtëpinë e tij në Kumanovë

Një 75-vjeçar nga rajoni i Kumanovës është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në fshatin Umin Doll, raporton tvfesta.mk.

Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, rasti është raportuar më 22 nëntor 2026, në orën 15:34, nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë.

Mjeku ka njoftuar policinë se në shtëpinë e tij në fshatin Umin Doll të Kumanovës është gjetur i pajetë 75-vjeçari me inicialet S.S.

Në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizë një ekip i SPB Kumanovë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup.

Nga policia nuk janë dhënë detaje lidhur me shkakun e vdekjes së 75-vjeçarit. /tvfesta