Disa fshatra dhe rrugë të Kumanovës sot, e martë, 24 nëntor 2026, do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara dhe punimeve në rrjetin e shpërndarjes, raporton tvfesta.mk.
Sipas njoftimit të Elektrodistribucionit, ndërprerjet e energjisë elektrike do të fillojnë nga orët e mëngjesit, ndërsa në disa zona do të zgjasin deri në shtatë orë.
Nga ora 08:00 deri në 15:00, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët në fshatrat Tabanoc, Vojnoviq dhe Sopot, si dhe objektet ushtarake në fshatin Çetircë.
Nga ora 08:00 deri në 14:30, ndërprerje do të ketë në fshatrat Kojnarja e Poshtme, Kojnarja e Epërme, dhe Reçicë si dhe në pikën kufitare të Tabanocit dhe një pjesë të rrugës “Nikolla Tesla”.
Nga ora 08:45 deri në 14:45, pa energji elektrike do të mbeten edhe një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Trajko Jovanovski” dhe “11 Nëntori” në Kumanovë.
Ndërprerjet janë pjesë e punimeve të paralajmëruara nga EVN Maqedoni, të cilat gjatë kësaj jave do të përfshijnë disa lagje, rrugë dhe vendbanime të rajonit të Kumanovës.
Qytetarëve u rekomandohet të marrin parasysh oraret e paralajmëruara dhe të planifikojnë paraprakisht aktivitetet e tyre të përditshme. /tvfesta

