LAJME

Nxënësi Uran Asllani nga SHF “Bajram Shabani” Kumanovë triumfon me dy vende të para në atletikë

Nxënësit e Shkollës Fillore “Bajram Shabani” nga Kumanova kanë shënuar rezultate të shkëlqyera në garat e atletikës, të mbajtura më 22 nëntor 2026, duke siguruar gjithsej pesë vende në podium, raporton tvfesta.mk.

Sipas njoftimit të shkollës, nxënësit kanë treguar aftësi dhe përgatitje në disiplinat e vrapimit dhe kërcimit së gjati nga vendi, duke u renditur ndër më të mirët në garë.

Me një paraqitje të suksesshme është dalluar Uran Asllani, i cili ka fituar dy vende të para, në vrapimin 60 metra dhe në kërcimin së gjati nga vendi.

Rezultat të mirë ka arritur edhe Melik Bilalli, i cili është renditur në vendin e dytë në vrapimin 60 metra, ndërsa Tara Alii ka siguruar vendin e dytë në kërcimin së gjati nga vendi.

Ndërkohë, Jon Afuzi ka fituar vendin e tretë në disiplinën e vrapimit 60 metra.

Nxënësit gjatë këtyre garave janë udhëhequr dhe përgatitur nga arsimtarja Ifaket Dika, nën drejtimin e së cilës kanë arritur këto rezultate.

Nga Shkolla Fillore “Bajram Shabani” kanë shprehur urimet dhe përgëzimet për nxënësit pjesëmarrës, duke vlerësuar sukseset e tyre në këtë aktivitet sportiv.

Këto arritje janë një tjetër rezultat pozitiv për shkollën nga Kumanova dhe dëshmi e angazhimit të nxënësve në aktivitetet sportive. /tvfesta