Në lagjen e Matrajve, në fshatin Vaksincë të komunës së Likovës, pritet të realizohet një linjë shtesë e kanalizimit fekal, me qëllim zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza për banorët që nuk kanë mundësi të kyçen në rrjetin ekzistues, raporton tvfesta.mk.
Sipas njoftimit, pas përfundimit të punimeve për kanalizimin fekal, do të realizohet edhe një linjë shtesë që do të kalojë përmes përroit, për shkak të konfiguracionit të terrenit, i cili pamundëson kyçjen e disa familjeve në rrjetin aktual.
Ky projekt synon të sigurojë qasje në sistemin e kanalizimit për të gjithë banorët e kësaj lagjeje, duke përmirësuar kushtet higjieno-sanitare dhe infrastrukturën komunale.
Realizimi i kësaj linje shtesë paraqitet si përmbushje e premtimit të kryetarit të Komunës së Likovës, Erkan Arifi, për zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza në këtë pjesë të Vaksincës.
Me përfundimin e punimeve të paralajmëruara, pritet që edhe familjet që aktualisht nuk mund të lidhen me rrjetin ekzistues të përfitojnë nga infrastruktura e re e kanalizimit fekal. /tvfesta

